Moti për sot, kujdes lëvizjet gjatë orëve të drekës


Moti për sot, kujdes lëvizjet gjatë orëve të drekës

07:30 23/06/2016

Paraditja do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta, por herë pas here do të shfaqen kalime vranësirash të lehta, më të dukshme në zonat malore.

Moti i qëndrueshëm do të vijojë edhe gjatë pjesës së dytë të ditës, duke bërë që kthjellimet të jenë prezente, por herë pas here do të ketë vranësira dhe shira të izoluar, ku më të theksuara do të jenë në verilindje dhe juglindje të vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale po ashtu edhe maksimalet do të pësojnë rritje të tyre. Era do të vijojë të fryjë e lehtë me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, ndërsa në brigjet detare dallgëzimi do të jetë i ulët./tvklan.al






Të ngjashme