Trafikonte municione nga Greqia, arrestohet në kufi
Policia kufitare e Korçës ka arrestuar një 43-vjeçar, i cili po trafikonte municione duke i kaluar ato nga Greqia drejt Shqipërisë, duke kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.
Gramoz Diko, banues në Yzberisht,Tiranë u kap në flagrancë nga shërbimet e Patrullës së Stacionit të Policisë Kufitare -Shtikë, mbi fshatin Skorovodë të rrethit Kolonjë, duke transportuar një sasi prej 505 copë fishekë model 54, dhe një krehër pistolete bosh model 54. Municionet iu gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij personale. Gramoz Diko këto municione dyshohet se i ka trafikuar nga shteti Grek dhe i ka kaluar drejt Shqipërisë, në mënyrë të paligjshme duke përdorur kufirin e gjelbër. Fishwkwt u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: "Trafikimi i armëve dhe municionit" dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror"./tvklan.al