Ekstradohet nga Italia 35-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Interpol Tirana ka ekstraduar sot nga Italia një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ai është Arjan Marfani, 35 vjeç, i lindur në Lezhë.
Për të në vitin 2014 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg“, për kryerjen e veprën penale të “Kanosjes“ kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake“.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma/Itali, u bë i mundur arrestimi provizor i tij në Milano/Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë./tvklan.al