Kapet i dënuari me burg për kultivim kanabisi


Kapet i dënuari me burg për kultivim kanabisi

09:41 23/06/2016

Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 54 – vjeçar, i dënuar për veprën penale të kultivimit të lëndëve narkotike.

Ai është Ylli Prifti, banues në Urën Vajgurore.

Për 54 – vjeçarin, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje ka dhënë masën “arrest me burg” pasi më 10 Qershor, në kuadër të operacionit të koduar “Burimi i Caushit”, në fshatin Çiflik të Lushnjes u gjetën dhe asgjësuan 2074 bimë narkotike, kanabis sativa.

Bimët, sipas policisë, kultivoheshin nga 54 – vjeçari Prifti dhe shtetasi me iniciale N.N, i cili është shpallur në kërkim./tvklan.al






Të ngjashme