Ardhja e Kombëtares, ja akset që do të bllokohen në kryeqytet


Ardhja e Kombëtares, ja akset që do të bllokohen në kryeqytet

13:36 23/06/2016

Policia e Tiranës ka njoftuar se mbërritja e skuadrës Kombëtare, zhvillimi i ceremonisë zyrtare e mirëseardhjes në aeroport dhe ndjekja e axhendës deri në festimet në sheshin “Nënë Tereza”, do të sjell bllokimin e disa akseve rrugore në kryeqytet.

Prej 15:00 deri në  20:00, policia njoftoi se do të bllokohen:

  • Segmenti rrugor nga Aeroporti “Nënë Tereza” – mbikalimi i “Qafës së Kasharit” – Autostrada “Durrës-Tiranë” – mbikalimi i Kamzës – Sheshi “Shqipona” – Rruga “Dritan Hoxha” – Sheshi “Karl Topia” – Rruga e “Durrësit” – Sheshi “Skënderbej” – Bashkia e Tiranës
  • Segmenti rrugor nga Bashkia e Tiranës – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Bulevardin “Bajram Curri” – Bulevardi “Bajram Curri” – Bulevardi “Bajram Curri” në kryqëzim me Rrugën Bardhyl dhe Bulevardin “Zhan Dark” – Bulevardi “Zhan Dark” – Ministri e Jashtëme
  • Segmenti nga bulevardi Ministria e Jashtëme – Bulevardin “Zhan Dark” – kryqëzimi i Bulevardit “Zhan Dark” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – Kryeministri
  • Segmenti rrugor nga Kryeministria – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – Sheshi “Nënë Tereza”

Policia kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin kalimin në segmentet e përcaktuara si dhe fton gjithë qytetarët të bëhen pjesë e këtij festimi./tvklan.al






Të ngjashme