Çfarë po ndodh në Francë?
Të paktën 85 nga mijëra protestues kundër reformës së punës janë arrestuar në Paris. Sipas policisë francezë, një numër i konsiderueshëm protestuesish mbanin objekte të rrezikshme të cilat mund të përdoreshin si predha. Protesta e fundit në Paris në fillim të këtij muaji përfundoi me dhunë.
Qindra protestues të maskuar më 14 qershor kanë qëlluar me gurë, ku një spital për fëmijë në qendër të Parisit u dëmtua rëndë. Protestuesit kanë kundërshtuar reformat e qeverisë që "lehtëson punonjësit për t'u punësuar ose hequr nga puna, dhe kufizimi i orëve të punës". Por, Presidenti francez, Francois Hollande tha se qeveria nuk do të tërhiqet nga reforma.“ Në do ta çojmë këtë reformë deri në vijën e finishit”
, tha për gazetarët. Policia franceze ka thënë se në protestë kanë qenë rreth 20 mijë demonstrues. Protestat janë duke u mbajtur gjithashtu edhe në qytete të tjera franceze në të cilat janë raportuar dëmtime, veçanërisht në qytetin veriperëndimor të Renne. /tvklan.al