Mrekullia, shqiptari i shpëton aksidentit me motor. “Fluturoi” 20 m pas përplasjes


Mrekullia, shqiptari i shpëton aksidentit me motor. “Fluturoi” 20 m pas përplasjes

17:58 24/06/2016

Një 38-vjeçar shqiptar ka shpëtuar për mrekulli. Ai është aksidentuar me motor, ndërsa ka “fluturuar” rreth 20 metra pasi ka godit një makinë. Aksidenti ka ndodhur në Via Paradiso, Itali.

aksidenti 2

Shqiptari, që jeton në Cesena, drejtonte motorin “Yamaha”, ndërsa ka goditur furishëm një makinë Peugeot 308.

aksidenti 3

Nga hetimet e para të policisë italiane, dyshohet se faji i aksidentit ishte i shqiptarit, i cili ka qenë duke udhëtuar në krahun e kundërt të lëvizjes.

38-vjeçar shqiptar ka marrë plagë të shumta, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. /

tvklan.al

 





Të ngjashme