“Skifterët” shqiptarë i ndjek policia, tentojnë të hidhen nga ballkoni
Dy kushërinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen për vjedhje. Arrestimi i tyre u bë në Cornate d’Adda, pasi tentuan të vidhnin një apartament.
Në pranga kanë rënë kushërinjtë me iniciale, S.R 21 vjeç dhe S. E 26 vjeç. Zhurmat që kanë shkaktuar në banesën ku po kryenin vjedhjen kanë alarmuar fqinjët, të cilët më pas kanë njoftuar policinë. Menjëherë forcat e policisë kanë ndërhyrë duke rrethuar zonën dhe kanë bërë të mundur arrestimin e tyre në flagrancë, teksa përpiqeshin të largoheshin nga ballkoni. Të dy kushërinjtë janë kapur nga efektivët e policisë me sendet e vjedhura në dorë të cilat u sekuestruan nga policia dhe ju dorëzuan pronarëve./tvklan.al