Arrestohet avokati, morri 5 mijë euro për një vend pune
Një avokat ka rënë në pranga të policisë së Tiranës. Gjatë operacionit të koduar “Smile 5” është arrestuar Kujtim Ibraj.
Avokatit i janë vënë prangat pasi mbi të rëndojnë akuzat e mashtrimit dhe korrupsionit aktiv.
Nga hetimet e policisë ka rezultuar se Ibraj i ka premtuar një shtetasi tjetër për ta vendosur në punë tek Fizika Bërthamore.
Në këmbim të kësaj i ka marrë 5 mijë euro. Arrestimi i 44-vjeçarit është bërë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës.
/tvklan.al