
Përplas me makinë këmbësoren, largohet nga vendi i ngjarjes
Një e moshuar ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik- Gramsh.
Burime të policisë bëjnë me dije se e plagosur ka mbetur 74-vjeçarja me inicialet Z.XH, banuese në fshatin Shtëpanjë, Cërrik.
Të njëtat burime konfirmojnë se në pranga është vënë Fatmir Hoxha, 53 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, pasi teksa udhëtonte me mjetin e tij “BMW”, me targa PNA 5398 ka përplasur këmbësoren Z.XH.
Pas aksidentit Hoxha është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por vetëm pas disa orësh është arrestuar nga efektivët e policisë.
E plagosura u dërgua menjëherë në spitalin e Elbasanit dhe më pas është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak Tiranë, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”./tvklan.al