Deti Mesdhe, shpëtohen 7 mijë emigrantë në dy ditë


Deti Mesdhe, shpëtohen 7 mijë emigrantë në dy ditë

14:20 25/06/2016

Së paku 7 mijë emigrantë janë shpëtuar në Detin Mesdhe në vetëm dy ditë.

Zyrtarët italianë kanë thënë se rreth 2 mijë emigrantë janë shpëtuar të premten pasi 5 mijë të tjerë janë nxjerrë nga deti një ditë më parë.

Anijet italiane kanë kryer më shumë se 40 operacione shpëtimi, duke tërhequr njerëzit nga barkat e vogla të mbipopulluara.

Emigrantët që besohet të jenë kryesisht nga vendet arabe dhe nën-Sahariane të Afrikës, janë duke u përpjekur për të arritur në Evropë.

Autoritet kanë thënë se rritja e numrit të emigrantëve në përpjekje të kalimit kufitar ka ardhur për shkak të ndalimit të motit të keq, që zgjati një javë.

Në këtë mënyrë kontrabandistët kanë rifilluar operacionet e tyre të paligjshme.

Shumica e kalimeve fillojnë në Libi, ku janë zbuluar rreth një mijë emigrantë në ujërat e Libisë të enjten./TvKlan.al






Të ngjashme