Të huajt që preferojnë Shqipërinë
Çekët, polakët dhe hungarezët janë turistët e huaj që kanë dominuar këtë vit prenotimet për të kaluar pushimet në Shqipëri.
Destinacioni kryesor për to mbetet Durrësi dhe më pas Saranda, Velipoja e Shëngjini.
Edhe pse kërkesat nga të huajt janë në rritje dhe ardhja e turistëve ka nisur më herët këtë vit, operatorët turistikë ngrenë shqetësimin për mungesën e kapaciteteve akomoduese dhe problemet me infrastrukturën.
Interes të lartë ka edhe për Alpet e Shqipërisë, por edhe në veri haset i njëjti problem përsa i përket kapaciteteve akomoduese dhe infrastrukturës.
Tv Klan