Fyen klientin, babai pushon të birin puna
Djali i pronarit të një restoranti është pushuar nga puna si kamerier, pasi quajt “bullafiq” një prej klientët.
Dillon Arnold, po paguante faturën e tij në restorantin “All Stars” në SHBA, kur pa në një cep të saj fjalën “bullafiq”. Klienti i fyer, e postoi faturën në Facebook duke shkruar se ky restorant nuk do të merrte kurrë më yje prej tij dhe se kishin humbur jo vetëm atë si klient, por dhe partnerët e tij të biznesit. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i pronarit të restorantit Tony Ambrosio, i cili ka pushuar nga puna kamarienin dhe pse ky i fundit, ishte i biri. Në një postim Tony i ka kërkuar ndjesë klientit dhe i ka kërkuar mundësinë për të shlyer gabimin./tvklan.al