175 vite burg për bandën e “babagjyshëve”


175 vite burg për bandën e “babagjyshëve”

11:15 27/06/2016

175 vite burg në total ka kërkuar Prokuroria për Krimet e Rënda për 6 nga 11 anëtarët e bandës së “babagjyshëve”, të cilët kishin kërkuar gjykim të shkurtuar. Ndërsa për pjesën tjetër të grupit vazhdon gjykimi normal në Gjykatën për Krimet e Rënda.

Mbi këta persona rëndojnë akuzat e grupit të strukturuar kriminal, plagosje të rëndë, si dhe vjedhje me armë. 35 – vite burg u kërkuan për Ilir Kupën, i cili dyshohet dhe si drejtuesi i grupit.

30 – vite heqje lirie u kërkuan për Enea Qerushin, Hajdar Sefën dhe Mark Shpendin. Për Edmond Selalën u kërkuan 15 vite burgim. Ndërkohë, për Agustin Sulën u kërkuan 35 – vite burg, por duke se ai kishte statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, u kërkuan 9 vite heqje lirie.

Të gjithë këta persona përfitojnë uljen e dënimit me një të tretën, duke qënë se kanë pranuar gjykimin e shkurtuar.

Prokuroria argumetoi para gjykatës së këta persona akuzohen për të paktën 13 grabitje, kryesisht në Tiranë, Durrës, Laç dhe Kuçovë. Ndërsa u janë faktuar dhe dy vjedhje në Maqedoni, ku arritën të merrnin në dy argjendari, 17,5 kilogramë flori.

Natën e Krishtlindjes të vitit 2013, kjo bandë grabiti një argjendari në një qendër tregtare mjaft të njohur në Tiranë. Ndërsa pre e këtij grupi ra dhe biznesi i ish – deputetit Mark Frroku, ku u vodhën 1 milionë lekë të reja.

Tv Klan






Të ngjashme