Mediat kritikojnë Anglinë pas eliminimit


Mediat kritikojnë Anglinë pas eliminimit

13:16 28/06/2016

Eliminimi nga Euro 2016 ishte e tepërt për Roy Hodgson, i cili dha dorëheqjen nga Anglia. Islanda bëri çudinë e radhës duke lënë jashtë një nga pretendentët për trofeun. Skuadra modeste po tregon vendosmëri në lojën e saj duke mos u dorëzuar për asnjë moment.

“Dita më e errët e Anglisë” shkruan gazeta e njohur “The Times”. “The Guardian” e titullon lajmin; “Jashtë Europës përsëri”, duke bërë një paralelizëm me votën e britanikëve, të cilët vendosën të dalin nga Bashkimi Europian. Humbës shkruan “Daily Mail” duke shtuar se futbollistët milionerë u poshtëruan nga Islanda.

Në ishullin e vogël të veriut të kontinentit festojnë. Gazeta islandeze pyet se ku do të përfundojë. Një mesazh që të gjithë në Islandë shpresojnë që ëndrra të vijojë. Islanda është padyshim surpriza e këtij turneu. /TV KLAN






Të ngjashme