FMN arrin marrëveshjen për këstin e 8 të kredisë
Misioni dy javor i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri është përmbyllur me arritjen e marrëveshjes në nivel stafi me qeverinë shqiptare, që i hap rrugë lëvrimit të këstit të tetë, të kredisë prej 36 milionë euro në Gusht nga bordi ekzekutiv i FMN.
Anita Tuladhar, shefe e Misionit të FMN për Shqipërinë tha se programi ekonomik i vendit po ecën përgjithësisht në drejtimin e duhur, por hodhi kritika përsa i përket performancës së dobët e taksave vendore dhe krijimit të detyrimeve të prapambetura.
FMN kërkon zgjerim të bazës tatimore.
Një nga pikat, që duket se qeveria nuk ra dakord me FMN, është ulja e TVSH në turizëm dhe ulja e taksës për rentën minetare.
Ministri Ahmetaj tha se ekonomia shqiptare po konfirmon stabilitet dhe i mbetet parashikimit për rritje 3.4% për vitin 2016. Ai tha se kuadri fiskal po diskutohet me FMN dhe se paketa e re fiskale do të kalojë në qeveri për miratim brenda Korrikut.
Tv Klan