Ambasadori Lu takim me Xhafën
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka rinisur sot në mëngjes takimet për gjetjen e konsensusit për votimin e Reformës në Drejtësi.
Gjatë paradites, ai ka zhvilluar një takim me kreun e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj.
Takimi u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit dhe nuk pati deklarata për mediat.
Ambasadori amerikan është përfshirë totalisht në negociata me palët për votimin në 21 Korrik të draftit të Reformës.
Një ditë më parë, ai publikoi një thirrje për të rinjtë, ku nuk i kursente kritikat për Kryetarin e PD -së, Lulzim Basha, që sipas tij, ka gjetur gjithmonë diçka për të kundërshtuar në propozimet e ambasadës.
Tv Klan