Tragjedi në Kanada, shuhet familja shqiptare
Tre gjenerata janë shuar në një aksident tragjik, të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Toronto të Kanadasë.
Valbona Vokshi, 35 – vjeç, vajza e saj Isabela, 5 – vjeç dhe nëna e Vokshit, Xhemile Vokshi, 55 – vjec, po ktheheshin nga një park lojërash, kur u përfshinë në një aksident të rëndë në autostradën 400, ku u përplasën 11 automjete, përfshirë 3 karoatrecë. Për mediat kanadeze, Katerina Seitaj, mikeshë e familjes shqiptare, tha se 35 – vjeçarja Valbona, ishte një njeri i mbushur me jetë dhe kishte kaq shumë shpresa dhe ëndrra për të ardhmen. “Ishte një njeri i dashur dhe kujdesej për të tjerët”,
tha Seitaj.“Nëna dhe vajza e saj ishin gjithçka për të”...
Motra e Valbonës, Blerta dhe nipi 2 - vjeçar, të cilët po udhëtonin me një tjetër mjet, u përfshinë gjithashtu në aksident, por famirësisht shpëtuan. Valbona kishte shkuar në Kanada nga Shqipëria në moshën 20 – vjeçare. Viktima e katërt e këtij aksidenti ishte edhe 27 – vjeçarja, Maria Lipska. Sipas mediave vendase, autoritetet vijojnë hetimet për rrethanat sesi ndodhi ngjarja. Të dhënat e para flasin për një gabim njerëzor, nga njëri prej drejtuesëve të mjeteve të përshira në përplasje. Vetë autoritetet e përshkrujtën skenën e këtij aksidenti si të pabesueshme dhe të tmerrshme. /tvklan.al