Gjen 150.000 euro, ja çfarë bën
Policia e qytetit të Minden në Gjermani ka shpallur si hero të ditës një refugjat sirian, pasi ky i fundit ka dorëzuar pranë zyrave të saj rreth 150,000 euro.
25-vjeçari i gjeti paratë në një dollap, që i ishte dhënë atij nga një organizatë bamirësie.
Policia e Minden ka thënë se burri kishte gjetur rreth 50.000 euro para të thata dhe 100,000 euro të depozituara në një librezë kursimi, të fshehura në një ndarje të dollapit.
Pas një kërkimi në internet ku vërtetoi se ato që kishte gjetur ishin para të vërteta, siriani i raportoi ato tek autoritetet.
I riu kishte mbërritur në Gjermani në Tetorin e kaluar si refugjat, duke lënë pas familjen e tij në Siri./tvklan.al