Stamboll/Avioni ku udhëtonte Kryeministri Rama ulet i sigurt në aeroport pas shpërthimit
Kryeministri Edi Rama, i nisur në një takim zyrtar, ka qenë duke fluturuar në drejtim të Stambollit, në momentin kur kanë ndodhur sulmet terroriste në aeroportin “Ataturk”.
Avioni me të cilin udhëtonte delegacioni shqiptar, ndër to dhe Ministri i Financave Arben Ahmetaj, ka qenë ende në fluturim, vetëm pak minuta larg destinacionit, kur ka ndodhur shpërthimi. Mësohet se Kryeministri ka mbërritur shëndoshë e mirë në Stamboll dhe se sëbashku me stafin e tij të ngushtë kanë mundur të zbresin të shoqëruar nën masa të larta sigurie. Ndërkohë, shumica e fluturimeve janë pezulluar. Të gjithë pasagjerët që kanë mbërritur në aeroport pas shpërthimit, janë mbajtur në bordet e avionëve për arsye sigurie. Në një postim në Twitter, vetë Kryeministri shkruan:"Më vjen shumë keq për shqetësimin e krijuar dhe shumë faleminderit për mesazhet e panumërta. Gjithçka OK, nesër vizita zyrtare në Ankara.”
/tvklan.al