
Mënyra e duhur për të larë fëmijët
Nëse fëmija juaj ka ekzema, është mirë t’i bëni dush çdo ditë, duke aplikuar më pas shumë krem hidratues dhe zbutës për lëkurën e tyre.
Megjithatë, disa ekspertë të tjerë kanë mbështetur më shumë përdorimin e kremrave hidratues, duke eliminuar sapunin. Në përpjekje për të zgjidhur debatin, ekipi amerikan ka vendosur ta vërtetojë atë me prova mjekësore. Studiuesit thonë se duket shmangur përdorimin e sapunit, sepse lëkura e fëmijës acarohet.
“Aplikimi i kremrave hidratues mban lëkurën e butë dhe të lagësht e cila ndihmon shmangien e infeksioneve, lëkurës së plasaritur dhe të thatë”.
Por, Doktor Ivan Cardona ka thënë se prindërit duhet të jenë ata që japin kontribut në lidhje me këtë çështje.“Nëse larja e përditshme nuk ndihmon në heqjen e ekzemave të foshnja, duhet ti rralloni dhe duhet të përdorni kremra. Megjithatë, nëse situata përkeqësohet, duhet të kërkoni këshillën e mjekut”.
Amena Warnes, specialiste e alergjive në Londër tha se këshilla ishte e duhura, por ajo shtoi: “ Nëse aplikoni tek fëmija larje të përditshme, sigurohuni ajo të zgjasë vetëm 10 minuta, që të mos teprohet. Në momentin e daljes nga dushi, aplikojini fëmijës një krem hidratuar sepse kështu do të eliminohen edhe kruarjet e lëkurës”. Megjithatë, këto janë disa këshilla që duhen zbatuar. - Përdorni ujë të vakët. - Shmangni sapunin. Në vend të kësaj përdorni locion hidrarues për fëmijët. - Përdorni peshqir shumë të butë./tvklan.al