“Daily Mail”: “Eurodeputetët kakarisën si një tufë pulash jashtë kotecit”


“Daily Mail”: “Eurodeputetët kakarisën si një tufë pulash jashtë kotecit”

16:12 29/06/2016

Mediat britanike i kanë bërë jehonë seancës parlamentare të së martës, që u shoqërua me debate të ndezura dhe thumbime ndaj euroskeptikut Nigel Farage.

“Daily Mail” shkruan se “Eurodeputetët kakarisën si një tufë pulash jashtë kotecit”.

Kulmi i kakarisjes, vijon gazeta, ishte kur deputeti britanik iu drejtua europarlamentarëve, duke iu thënë se

“asnjë prej tyre nuk kishte bërë një punë në jetë”.

Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, është një njeri që thjeshtë ka administruar një librari më parë, shkruan tabloidi britanik. Ndërsa nuk kursehet kur përshkruan presidentin e Komisionit Europian, Juncker, si një njeri që ka ves të prekë njerëzit kur bisedon.

Pamjet e përqafimit të Juncker-it me Farage bënë xhiron e botës, por për “Dialy Mail”, mania e presidentit të Komisionit Europian për të prekur njerëzit, është një mënyrë për t’i përvetësuar ata.

Në fjalën e tij, Juncker iu drejtua Faraget dhe i tha se nuk e kupton se përse ndodhet në sallë, kur populli britanik votoi për Brexit.

Tv Klan






Të ngjashme