Gjykata e Lartë arrest me burg për Gilmando Danin
Pasi refuzoi rekursin për Emiljano Shullazin dhe Blerim Shullazin, Gjykata e Lartë ka bërë të njëjtën gjë edhe për Gilmando Danin.
Togat e zeza nuk kanë pranuar shqyrtimin e rekursit për Danin duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg.
Ky informacion konfirmohet nga Prokuroria për Krime të Rënda.
Në fillim të muajit e njëjta gjykatë ka lënë në fuqi masën arrest me burg, për Emiljano Shullazin dhe Blerim Shullazin.
Gjykata e Lartë ishte hallka e fundit, ku tre personat e arrestuar në kuadër të një grupi të strukturuar, mund të tentonin lirinë.
Deri në përfundim të hetimeve, ata do të qëndrojnë në paraburgim./tvklan.al