Rama-Erdogan: Terrorizmi, sfidë e përbashkët


Rama-Erdogan: Terrorizmi, sfidë e përbashkët

19:15 29/06/2016

Keqardhjen e thellë për jetët e pafajshme të humbura në aktet barbare të një nate më parë në aeroportin e Stambollit, kryeministri  Rama ia shprehu drejtëpërdrejtë presidentit turk Erdogan gjatë takimit që patën kokë më kokë në Ankara.

Kreu i qeverisë shqiptare mbërriti në Turqi mbrëmjen e së martës, pak minuta pas sulmeve terroriste që goditën aeroportin më të madh të vendit.

Sfida e përbashkët mbetet lufta ndaj terrorizmit dhe në këtë drejtim Shqipëria mbetet e përkushtuar në luftën ndaj ekstremizmit të dhunshëm.

Rama dhe Erdogan nënvizuan marrdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe ranë dakord të çojnë më tej axhendën e bashkëpunimit për intensifikimin e shkëmbimeve tregëtare dhe nxitjen e investitorëve të mëdhenj turq për të investuar në Shqipëri.

Më herët kryeministri Rama u takua edhe me homologun e tij Yildirim dhe vendosi një kurorë në mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturk. Në këtë ceremoni ushtarake, Kryeministri Rama shoqërohej nga Ministri i Financave Ahmetaj, Ambasadori i Shqipërisë në Republikën dhe deputeti Bashkim Fino.  Të enjten Kryeministri Rama do të pritet në një takim edhe nga Kryetari i Parlamentit Ismail Kahraman.

Tv Klan

 






Të ngjashme