De Biasi: Nuk kam ofertë nga Rumania


De Biasi: Nuk kam ofertë nga Rumania

16:50 30/06/2016

Gianni De Biasi nuk ka marrë asnjë ofertë nga Federata Rumune e Futbollit, por mbetet i hapur për çdo sfidë të mundshme. Trajneri që kualifikoi Shqipërinë për herë të parë në finalet e një Europiani është i hapur për çdo sfidë të re. Këtë deklaratë De Biasi e dha gjatë një biesede telefonike me televizionin rumun Digisport.

Gianni De Biasi – Trajner i Kombëtares: 

“Për momentin jo, por pse jo në të ardhmen. Rumania ka një ekip të mirë. Unë kam kontratë deri në vitin 2017, por mund të largohem më përpara, pasi marrëveshja më lejon nëse kam një ofertë më të mirë. Pse jo, unë i interesuar për një sfidë të re në karrierën time. Rumania ka një ekip të mirë me përvojë dhe lojtarë të mirë dhe mund të kualifikohet në Kupën e Botës 2018”.

De Biasi e pranoi se ka patur një ofertë pas Europiani, por pa shtuar asgjë më shumë. Pak ditë më parë

Calciomercato.it

njoftonte se në drejtim të trajnerit kishte patur oferta nga Rumania dhe Ukraina, madje edhe Turqia e vlerësonte si një alternativë. Pas mbërritjes në Tiranë, Gianni De Biasi pranoi publikisht se do të qëndronte për të vijuar mrekullinë me Kombëtaren edhe në kualifikueset e Kupës së Botës 2018.

Tv Klan






Të ngjashme