Zhdukja e “Çelepia 2”, peshkarexhat nuk dalin në det
Flota e peshkimi në Durrës nuk u lejua të dalë në det. Derisa të anijet të –pajisen me sistemin e lokalizimit “Blue Box”, ajo do të qendroje në port. Vendimi erdhi nga Qendra Operacionale Ndërinstuticionale Detare Durrës, pas zhdukjes së anijes ” Çelepia 2″ nga ujërat territoriale shqiptare.
Bllokimi i menjëhershëm i aktivitetit të peshkimit solli reagimin e peshkatarëve. Kryetari të Shoqatës së Peshkatarëve, Klodian Katipi tha se kjo kërkesë është e padrejtë.
Kapiti thotë që asnjë prej pronarëve nuk e ka kundërshtuar pajisjen me sistemin “Blue Box”, por nga ana e autoriteteve nuk po vendoset.
‘Blue box’, është pajisje që shërben për lokalizimin e vendndodhjes se anijeve gjatë kohës që ndodhen në lundrit për të zhvilluar aktivitet tregëtar, apo peshkim.
TV Klan