Tentuan t’i vidhnin varësen e floririt, e moshuara ndihmohet nga shqiptari
Policia italiane ka arrestuar dy rumunë, pasi tentuan t’i vidhnin varësen e floririt një gruaje të moshuar. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur një grua 85-vjeçare është ndalur nga një vajzë, 21-vjeçarja B.S, e cila duke ndjekur një teknikë përqafimi i ka vjedhur varësen e floririt dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të një makine të tipit “Volkswagen Passat”, me targa angleze, në të cilin po e priste një burrë,46-vjeçari M.T.
Një shqiptar 41- vjeçar pasi ka parë ngjarjen ka vendosur të ndjekë vajzën, e cila e ka hedhur varësen në tokë.
Shqiptari pasi i ka dhënë varësen të moshuarës, ka shkuar në polici të bëjë kallëzimin. Pas një ndjekje prej disa orësh ata janë arrestuar nga policia. E moshuara e ka identifikuar vajzën në rajonin e policisë. Gjykata e Pesaro ka dënuar dy rumunët me nga 8 muaj burg dhe një gjobë prej 300 euro.
/tvklan.al