Rrjet i ri ujësjellësi në Yzberisht


Rrjet i ri ujësjellësi në Yzberisht

15:24 01/07/2016

Rreth 30 mijë banorët që jetojnë në zonën e Yzberishtit, Unazës së Re dhe fushën “Misto Mame” nuk do të kenë më probleme me ujin e pijshëm.

Bashkia e Tiranës dhe ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve ka vënë në punë depon e re të ujit, e cila katërfishon prurjet.

Erion Velaj, Kryetari i Bashkisë Tiranë

“Ky ka qenë viti më i mbarë për UKT-në, ku pagesa e faturave ka shkuar në mbi 90%. Tani që qytetarët janë treguar të rregullt me Bashkinë, Bashkia duhet të jetë po aq e rregullt me qytetarët. Më vjen mirë që ky investim zgjidh një ngërç, që kishte zgjatur prej disa vitesh dhe e çon në drejtimin e duhur çështjen e furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë zonën e Yzberishtit”.

Depoja e ujit është vetëm një nga investimet e Bashkisë për këtë zonë, pasi shumë shpejt do të punohet edhe për infrastukturën rrugore, kopshtet dhe shkollat.

Tv Klan






Të ngjashme