Saliman Barçi, vrasësi shqiptar me një këmbë mund të ekstradohet
Gjykata në Mbretërinë e Bashkuar ka vendosur ekstradimin e Saliman Barçit, shqiptari verior me një këmbë i cili hiqej si azilkërkues kosovar për të fituar nënshtetësinë në Angli, pas kryerjes së një vrasje të dyfishtë, 20 vjet më parë. Sot Gjyqtari John Zani urdhëroi ekstradimin e tij dhe e dërgoi rastin për tek Sekretarit i Shtetit për një vendim të formës së prerë.
Gjykatësi Zani ka thënë: “Unë kam konsideruar të gjitha argumentet në emrin tuaj, si dhe elementet që më kanë dhënë mua, por kam përshtypjen se unë e kam hedhur poshtë pretendimin”, drejtuar Saliman Barçit.
Barçi u përpoq për të luftuar ekstradimin duke përdorur drejtat e mbrojtura nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Ekipi i tij ligjor argumentoi se deportimin i Barçit do të shkelë nenin 2 (e drejta për jetën), neni 3 (ndalimi i torturës), neni 6 (e drejta për gjykim të drejtë) dhe nenin 8 (e drejta për jetë private dhe familjare) të Konventës.
Barçi tha në një seancë të mëparshme që ai kishte këmbën e tij të majtë të prerë 2cm nën gju në vitin 1995 pas dëmtimeve të rënda në një aksident me motor. Prokurorët kanë hedhur poshtë kërkesën e tij për të mos u ekstraduar, pasi ai ka thënë se nuk mund të kthehet për arsye hakmarrjeje.
Babai 41-vjeçar i tre fëmijëve është akuzuar se ka mashtruar autoritetet britanike të emigracionit me një pseudonim dhe pasaportë të rreme, i cili është akuzuar për vrasjen e Përparim Ibrahimit dhe Artur Gjokës me 18 korrik 1997, me premtimin se do të merrte 60 milionë lekë. Pas përfundimit të hetimeve, ai u dënua nga autoritetet shqiptare me 25 vjet burg, më 24 nëntor 2009.
Pas një numri të ankesave të drejtuara nga nëna dhe motra e tij, Gjykata e Lartë në Tiranë rrëzoi dënimin e tij në vitin 2013 dhe e ka dërguar çështjen në Gjykatën e Apelit të Shqipërisë. Saliman Barçi u arrestua në Britani të Madhe, pasi prokurorët shqiptarë kërkuan ekstradimin e tij në 17 korrik në vitin 2015.
Ai u dënua për zotërimin e kokainës në Britani të Madhe më 3 gusht 2015. Kur u pyet se si ai kërkoi azil ai u përgjigj: “Ashtu si çdo shqiptar duke thënë se jam nga nga Kosova.”/
tvklan.al