Përplasja për WhatsApp i kushton 6.1 mld dollarë Facebook
Një gjykatë në Brazil ka vendosur bllokimin e fondeve me vlerë 6.1 milionë dollarë të Facebook, pasi platforma e mesazheve WhatsApp, nuk pranoi të bënte publike mesazhe që mund të ndihmonin në hetimet e një rrjeti trafiku droge.
Shuma e bllokuar është e njëjtë me gjobën e akumuluar nga WhatsApp, përgjatë këtyre 5 muajve që nuk ka pranuar të bashkëpunojë me autoritetet braziliane. Duke qenë se WhatsApp nuk ka llogari bankare në Brazil, gjykatësi vendosi të bllokojë ato të kompanisë mëmë, Facebook.
Sipas zyrës së policisë federale në vend, WhatsApp nuk i mori seriozisht urdhërat e vazhdueshme përgjatë 5 muajve, për të dorëzuar mesazhet e shkëmbyera nga përdorues që dyshohen si pjesëtarë të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainë, që janë nën hetim që prej Janarit.
Sipas raportimeve, policia beson se pa këto mesazhe do të jetë e vështirë që të ekspozohen pjesëtarët e tjerë të këtij rrjeti dhe për të provuar se lidhje e të ndaluarve me bashkëpunëtorët e tyre në Brazil, Bolivi, Paraguaj dhe Spanjë.
Më herët, dy gjykata në Brazil ndaluan me ligj përdorimin e WhatsApp, në përpjekje për të detyruar platformën që të dorëzonte mesazhet.
Megjithatë, reagimi i ashpër i më shumë se 100 milionë përdoruesve bëri që gjykatat të tërhiqeshin.
Në atë kohë, Facebook deklaroi se WhatsApp nuk i ruan mesazhet dhe, edhe nëse do ta bënte një gjë të tillë, nuk do të ishte në gjendje që t’i lexonte për shkak të enkriptimit të tyre.
Në Prill të këtij viti, WhatsApp njoftoi kodimin e mesazheve të tij. /tvklan.al