Gjirokastër/Asgjësohen 10 mijë bimë kanabis


Gjirokastër/Asgjësohen 10 mijë bimë kanabis

20:16 01/07/2016

Efektivët e komisariatit të policisë Gjirokastrës kanë asgjësuar rreth 10.000 bimë narkotike  të dyshuara cannabis sattiva,  në vendin e quajtur ” Venja” , në afërsi të fshatit  “Zhulat”.

Aktualisht policia po punon për identifikimin dhe  kapjen e autorëve, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë të rrethit gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”./tvklan.al






Të ngjashme