Miliarderët e rinj rusë tërbojnë Putin
Ata janë të rinj dhe të pasur, shumë të pasur. Janë trashëgimtarët e familjeve miliardere ruse, që nuk kanë turp të tregojnë ekstravagancat e tyre në rrjete sociale.
Nga makina super lukzose, tek avionë privatë, në hotele dhe resorte anekënd botës, por dhe me arsenale armësh, vajzat dhe djemtë e rinj miliarderë të Rusisë, shfaqin me krenari jetën ë tyre përrallore në grupimin në Instagram, “Fëmijët e pasur rusë”.
Pavarësisht sanksioneve të perëndimit për Rusinë, që lidhen me përvetësimin e zonën së Krimesë, kjo pjesë e elitës ekonomike ruse, nuk ka drojë të shfaqë gjithë luksin dhe pasurinë e marramendëse në të cilën jetojnë.
Por ky brezi i ri i pasanikëve rusë, duket se ka tërbuar presidentin e këtij vendi, Vladimir Putin.
Ky i fundit ka vërë një krahasim me kohën e Bashkimit Sovjetik ku ka folur për ta: “
Në kohën e Bashkimit Sovjetik, disa njerëz shfaqnin me krenari dhëmbët e tyre të florinjtë, që të tregonin pasurinë e tyre. Sot, makinat Lamborghini dhe lordat e tjera të kushtueshme janë ekzaktësisht këto dhëmbë të florinjtë “,
ka thënë ai./tvklan.al