Paralajmërimi i policisë për kushtet e sigurisë
Që prej të enjtes dy furgona të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë janë të stacionuara në portën nga ky hynë dhe dolën personat e armatosur që grabitën rreth 1 milionë euro në pistën e aeroportit.
Edhe kompania e kontraktuar nga konçesionari i aeroportit ka shtuar patrullimet në perimetrin e pistës dhe jashtë saj. Mbetet ende e paqartë pse këto masa nuk ishin marrë edhe më herët, kur policia me dy shkresa të datave 24 Mars dhe 21 Prill të vitit 2014 kishte vënë në dijeni autoritetin Aeroportual për mungesë të elementëve të sigurisë, siç konfirmoi kreu i policisë së Tiranës, Ervin Hodaj.
Në zona të ndryshme të aerportit vërehen policë që patrullojnë në këmbë. Pavrarësisht masavë të shtuara dy ditë pas grabitjesm përsëri policisë së shtetit nuk i lejohet të patrullojë në brendësi të aeroportit apo të kryejë kontrolle të mjeteve dhe personave që futen në këto hyrje.
TV Klan