Rikonstruktohen trotuarët e rrugës “Sami Frashëri”


Rikonstruktohen trotuarët e rrugës “Sami Frashëri”

14:20 02/07/2016

Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë për riparimin e trotuareve të rrugës “Sami Frashëri”, që lidh sheshin “Uillson” me Parkun e Liqenit, të cilat ishin kthyer në shqetësim për banorët e zonës, pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”.

Kryebashkiaku ftoi qytetarët të lirojnë trotuaret që Bashkia të mund të investojë, ndërsa u shpreh se Njësia 5 është shembull në pagesën e taksave.

Një tjetër investim i rëndësishëm në këtë zonë janë edhe katër fushat sportive, të cilat do të jenë kryesisht në shërbim të shkollës “Petro Nini Luarasi”, por pas orëve të mësimit do të shërbejnë edhe për banorët e zonës.

Tv Klan






Të ngjashme