Moti për sot, i kthjellët e me temperatura të larta
Deri në mesditë nesër, vendi do të mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta. Nuk përjashtohen edhe kalime vranësirash ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe verilindore.
Pjesa e dytë ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë ultësirën perëndimore ndërsa në zonat veriore-verilindore do të këtë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë si në vlerat minimale edhe në ato maksimale. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke bërë që në det të gjenerohen dallgë 2 ballë./tvklan.al