Vrasja e 4 – vjeçarit, asnjë reagim nga Tirana zyrtare


Vrasja e 4 – vjeçarit, asnjë reagim nga Tirana zyrtare

23:45 03/07/2016

Për vrasjen e 4 – vjeçarit shqiptar në Kumanovë të Maqedonisë nuk ka pasur asnjë reagim nga Tirana zyrtare.

Ministria e Jashtme shqiptare nuk është shprehur për incidentin, që ka marrë përmasa ndëretnike.

Prej disa ditësh, komuniteti shqiptar në Maqedoni kërkon një reagim për këtë çështje, por nuk ka asnjë qëndrim zyrtar për rastin tragjik.

Politika shqiptare është vënë shpesh herë nën akuzë për raste të lidhura me minoritetin grek në vend.

I tillë ishte dhe rasti i aksidentit të të riut Aristotel Guma në Himarë, në Gusht të vitit 2010, që u bë çështje ndërshtetërore.

Në atë kohë u bënë protesta të shumta nga qeveria e Athinës.

Tv Klan






Të ngjashme