Obama dhe Clinton, së bashku në fushatë
Presidenti Obama dhe kandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale, Hillary Clinton, do të zhvillojnë fushatë së bashku për herë të parë, të martën, në Sharlotë, të Karolinës së Veriut.
Lajmi bëhet i ditur nga zyra e fushatës së kandidates Clinton, e cila njofton që në mitingun e planifikuar në Qendrën e Konventave në Sharlotë, do të jetë prezent dhe presidenti Obama.
Në këtë takimi ata pritet të diskutojnë për përparimin e bërë dhe për vizionin e tyre për Amerikën, shkruan Zëri i Amerikës.
Presidenti Obama, e mbështeti zyrtarisht muajin e kaluar kandidaturën e Clinton si kandidate e pritshme e Partisë Demokrate për zgjedhjet presidenciale.
Ndërkohë, ish-sekretaria amerikane u takua më datë 2 Korrik me zyrtarë të FBI-së në kuadrin e hetimeve për përdorimin e një serveri privat emaili gjatë periudhës kur ajo ishte Sekretare e Shtetit.
“
Unë e pata ofruar vetë intervistën që Gushtin e kaluar dhe jam e kënaqur që pata rastin ta ndihmoj Departamentin e Drejtësisë që të arrijë në një përfundim për këtë çështje
”- ka Clinton në një intervistë për televizionin MSNBC.
Intervista u zhvillua vetëm katër javë përpara mbajtjes së konventës së Partisë Demokrate, e cila pritet të emërojë zyrtarisht zonjën Clinton si kandidate për zgjedhjet presidenciale të Nëntorit./tvklan.al