Arben Frroku më 28 Korrik përpara Gjykatës së Amsterdamit
Më 28 Korrik Arben Frroku do të dalë përpara Gjykatës së Amsterdamit për falsifikim dokumentash. Dy javë më vonë do të merret vendimi për akuzën e falsifikimit të dokumentave dhe për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Arben Frroku, u arrestua 6 Mars në Schipol, pranë Aeroportit të Amsterdamit, me dokumenta greke, me identitetin e shtetasit “Renato Tsepa”, .
Autoritet holandeze, pas verifikimeve arritën në përfundimin se ai ishte Arben Frroku i kërkuari i drejtësisë shqiptare, për vrasjen e ish – Kryekomisarit Dritan Lamaj, më 24 Shkurt të vitit 2013.
Interpol Haga, pas shkëmbimit të informacionit më 28 Prill 2016 ka lajmëruar autoritetet shqiptare se Arben Frroku rezultonte i ndaluar./tvklan.al