21:55 05/04/2014Një aksident automobilistik ndodhi në orët e para të mbrëmjes në kryqëzimin e rrugës së pedagogjikes në qendër të qytetit të Elbasanit. Automjetet tip ford me targa AA 503 HZ dhe EL 4912 A u përplasën mes tyre duke lënë të plagosur 3 persona.Sipas korespondentit të Televizionit Klan, Fatos Salliu, nga të dhënat e para rezulton se njëri prej automjeteve i përket një punonjësi policie.Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila ka shoqëruar për në komisariat drejtuesit e automjeteve. Ndaj tyre është ngritur akuza e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.Redaksia/TvKlan