STOP/ Çudira shqiptare… Le qelinë, por nuk merr dot sendet e veta!
Çudirat në Shqipëri nuk kanë të sosur! Në emisionin investigativ “Stop”, në Televizionin Klan, është publikuar rasti i një të dënuari. Pasi ka vuajtur dënimin prej 10 muajsh burg, i riu ka lënë qelinë. Deri këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme...
Ai ka kërkuar të marrë mbrapsht sendet që kishte me vete, të shkruara në procesverbal. Shuma e të hollave dhe çanta e tij mungojnë dhe askush nuk i përgjigjet për këtë. “Në momentin që kam dalë nga burgu, më kanë mbajtur sendet e ndaluara. Ato që kam pasur në momentin e arrestimit, si: pasaportë, telefon, kartë banke, ca lekë që kam pasur në momentin e arrestimit. Kam kërkuar sendet e mia në burgun e Fierit dhe burgu 313 ata më thanë që nuk i dinin ku ishin”, ka thënë denoncuesi. Gazetarja e emisionit shkoi në institucionin e vuajtjes së dënimit në Fier dhe tek burgu 313, por askush nuk mori përsipër përgjegjësinë për sendet e munguara./tvklan.al