Foto/Makina përfundon mbi trotuar në sheshin “Skënderbej”
Foto/Makina përfundon mbi trotuar në sheshin “Skënderbej”
Shpërndaje
09:43 05/07/2016
Mëngjesin e sotëm një aksident është shënuar në qendër Tiranës, në sheshin “Skënderbej”.
Mjeti ka devijuar në rruga dhe ka hipur mbi trotuar, për t’u përplasur me pemët dekorative.
I lënduar ka mbetur vetëm drejtuesi i mjetit dhe fatmirësisht nuk ka patur kalimtarë të përfshirë në aksident.
Menjëherë në vendngjarja ka mbërritur policia, e cila po punon për të zbardhur dinamikën e aksidentit.
Ashtu siç shihet dhe në foto, ngjarja ka tërhequr dhe kuriozitetin e kalimtarëve të shumtë./tvklan.al