Premtonin punë jashtë shtetit, në kërkim dy mashtrues
Policia e Fierit ka shpallur në kërkim dy persona, të akuzuar për mashtrim dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm.
47 – vjeçari me iniciale I.A., banues në Tiranë dhe 48 – vjeçari, M.B., banues në Lushnje dyshohet se në periudhën Dhjetor 2015 – Janar 2016, kanë mashtruar persona të ndryshëm duke i marë shumën prej 350 euro deri 700 euro, me pretendimin se do t’i siguronin kontratë pune në shtetin e Katarit.
Pre e kësaj skeme mashtrimi kanë rënë:
-L.Sh., 32 vjeç, banues në lagjen 20 Tetori në Lushnje.
-G.D., 45 vjeç, banues në fshatin Dushk, Lushnje.
-O.H., 32 vjeç, banues në lagjen 18 Tetori, Lushnje.
-F.B., 43 vjeç, banues në lagjen 20 Tetori, Lushnje.
-B.K., 53 vjeç, banues në fshatin Gërmenje, Lushnje.
-A.M., 32 vjeç, banues në lagjen 20 Tetori, Lushnje./tvklan.al