Përsëritet provimi i anglishtes në Ushtri, kopje dhe probleme
Testimi i anglishtes për avancimin në gradë për Forcat e Ushtrisë është përsëritur. Shkak janë bërë kopjet dhe disa mangësi të konstatuara gjatë procesit. Me anë të një shkresë të siguruar nga Televizioni Klan, Shtabi i Ushtrisë pranon problemet e shfaqura gjatë testimit të parë, por pa specifikuar se çfarë ka ndodhur konkretisht .
Në një denoncim të ardhur në faqen zyrtare të Klan, disa oficerëve të ushtrisë, që pretendojnë se kanë marrë pjesë në provim sqarojnë se, nuk është kopjuar por testimi është përsëritur për shkak se disa ushtarakë pranë drejtuesve të Shtabit të Përgjithshëm nuk kanë marrë pikët e nevojshme për tu kualifikuar për gradë dhe kjo gjë sipas tyre është e padrejtë.
Kolonel Ardian Bali, Drejtor i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura sqaron se, për testimin e parë ka nisur një hetim administrativ pasi rezultate e një pjesë të personelit nuk ishin ato të pritshmet
“Shqetësimi i Shtabit të Përgjithshëm se rezultatet nuk ishin ato të cilat janë realisht të personelit ushtarak në Forcat e Armatosura. Mbi këtë bazë me një urdhër të shefit të Shtabit të Përgjithshëm u mor vendimi që ky test të ribëhej. Rezultatet e një numri të ulët të Forcave të Armatosura nuk është ai rezultat që ata kanë të njohurive të gjuhës angleze, nga një ballafaqim të rezultateve të mëparshme është verifikuar që perona të caktuar nuk kanë pasur atë rezultat”.
U desh të zhvillohej testimi I dytë nga data 24 deri me 26 qershor , që rezultatet e arritura të ishin ato që priteshin nga Shtabi i Përgjithshëm. /TV KLAN