Vrasja e biznesmenit qipriot, truproja e tij bashkëpunoi me autorët
Truproja serbe e biznesmenit qipriot të ekzekutuar, nga dy shqiptare, mund të jetë personi kyç që do zbardhë të vërtetën e këtij atentati. Ai është arrestuar pas ngjarjes. Mediat greke shkruajnë se policia ka në dorë të dhëna që e implikojnë serbin si të përfshirë në vrasjen mafioze.
Bëhet fjalë për telefonatat dhe mesazhet që ai ka shkëmbyer nga telefoni i tij me disa persona para ekzekutimit. Mediat greke shkruajnë se 42-vjeçari, pak kohë para se vrasësit të hynin në restorant, ishte duke folur në telefon. Telefonata që e akuzon ka të bëjë me momentin kur ai u thotë bashkëbiseduesve të panjohur: “
Hajde…Po, këtu jemi…Po ulemi në tryezë
.”
Madje serbi u dërgonte vazhdimisht mesazhe personave që ende janë të panjohur për policinë. Ndërsa pak minuta para se vrasësit të hynin në restorant, serbi u ka thënë kolegëve se po shkonte në tualet.
Sapo ai është ngritur nga tavolina në lokal hynë vrasësit Jani Vogli dhe Aleks Burreli dhe qëlluan me kallashnikov dhe pistoletë biznesmenin dhe çiftin që ishte në tryezë me të.
Policia qipriote kërkoi zbardhjen e lidhjes telefonike dhe detajet e njeriut që e këshilloi biznesmenin për të punësuar truprojën serb.
Ekspertiza ka rezultuar se kundër biznesmenit , Fotis Kalopsidhiotis dhe personave që e shoqëronin janë përdorur dy armë, një pistoletë dhe një kallashnikov.
Pistoletën e ka përdorur atentatori Jani Vogli, cili mbeti edhe vetë i vrarë. Ndërkohë Burreli ka përdoru kallashnikovin, plumbat e të cilit kanë vrarë edhe Jani Voglin. /TV KLAN