Historia e trishtë, familja shqiptare fle në makinë me foshnjën 7-muajsh
Historia prekëse e një familjeje shqiptare në Bolzano të Italisë ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane. Katër ditë më parë Florenci dhe familja e tij, më origjinë shqiptare pasi janë dëbuar nga shtëpia, i kalojnë ditët duke fjetur në makinë, bashkë me fëmijën e vogël.
“Gjithçka që kemi patur ndodhet në makinë. Për fat të keq këtu në Bolzano nuk kemi të afërm që të na ndihmojnë për tu strehuar. Në po kalojmë një kohë shumë të vështirë dhe jam më e shqetësuar për djalin”.
Florenci nuk flet mirë Italisht, dhe ka vështirësi për tu shprehur. Ata kanë thënë se nuk duan të largohen nga Bolzano pasi aty kanë jetuar prej kohësh. Historia e këtij dëbimi në fakt është e diskutueshme.
Avokati i familjes, Paolo Polizzi ka thënë se familja shqiptare nuk ka paguar qiranë për disa muaj duke iu detyruar 3 mijë euro dhe 650 euro të shpenzimeve pronarëve të apartamentit.
Pronarët e kanë hedhur në gjyq duke kërkuar pagesën. Në këtë pikë, gjyqtari administrativ i Gjykatës i ka lënë afat Florencit katër ditë për të paguar, në të kundërt do të lironte shtëpinë.
Florenci ka arritur të mbledhë shumën e kërkuar duke ia transferuar pronarëve. Ajo çka e bën dyshuese është fakti se përveç 3.650 eurove, pronarët kanë kërkuar edhe 1 mijë euro si “bilanc i shpenzimeve të mbetura”. Në seancën e radhës pronarët e kanë konsideruar pjesën e pagesës së shtuar si gjobë për vonesën dhe mos-pagimin e qirasë.
Gjykatësi duke i dhënë të drejtë pronarëve, ka dërguar përmbaruesit duke e detyruar familjen shqiptare të largohet. Tashmë Florenci me gruan e tij dhe një foshnje 7-muajshe flenë në një makinë./
tvklan.al