Çfarë është zbuluar nga regjistruesi i zërit të EgyptAir
Një regjistrues zëri i EgyptAir ka zbuluar se personeli është përpjekur dëshpërimisht për të shuar një zjarr në bordin MS804 para se avioni të rrëzohej në Mesdhe.
Regjistrimet janë në përputhje me të dhënat e nxjerra nga pajisjet e tjera të avionit. Më parë analiza e të dhënave tregoi se kishte dalë tym edhe ne zonën e tualetit, ndërsa rrënojat treguan shenjat e dëmtimit nga temperatura e lartë. Komisioni i hetimit ka thënë se mbetet i hapur për të analizuar të gjitha mundësit se çfarë e shkaktoi aksidentin tragjik. Por regjistruesit të marra në Kajro këtë jave pasi u riparuan në laboratorin e agjencisë BEA treguan se një zjarr ka përfshirë avionin para se ai të rrëzohej, në të cilin tregohen bisedat dhe zhurmat. Regjistrimet kanë kapur bisedat e pilotëve dhe alarmet në kabina, si dhe zhurmën e fortë të motorrit. Javën e kaluar u zbulua kutia e zezë në të cilin u zbulua dhe prania e duhanit në tualetin e avionit. Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën e kaluar, hetuesit thanë :“Informacioni paraprak tregon se i gjithë fluturimi është regjistruar me FDR që prej nisjes së saj nga Aeroporti Charles de Gaulle, derisa regjistrimi u ndal në një lartësi prej 11.2 kilometër”
./tvklan.al