
Kapet me 2.2 kg kanabis, pranga 39 – vjeçarit
Policia ka sekuestruar 2.2 kilogramë lëndë narkotike, kanabis në Qafë Bot të Sarandës, ndërsa ka arrestuar 39 – vjeçarin, Gjergji Duklaska, banues në qytetin bregdetar.
Droga u gjet në mjetin e të ndaluarit, një “Opel Astra” me targë ZAZ2539, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Kufitare Qafë Bot.
Droga ishte e ndarë në 4 pako të mbështjella me qese plasmasi dhe natriban ngjyrë kafe, fshehur në pjesën e poshtme të kroskotit të automjetit, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./tvklan.al