Video/ Terroristët argëtohen me përdhunimin
Këto pamje tronditëse vijnë nga banesa e militantëve të Shtetit Islamik, ku shfaqet një terrorist që qesh e luan me disa veshje, ndërsa në sfond dëgjohen të bërtiturat e një vajze, e cila po përdhunohet nga një tjetër luftëtar i ISIS.
Video u publikua nga tabloidi britanik “Daily Mail”, që njofton se pamjet janë siguruar nga celulari i një terroristi të vrarë.
E përditshmja britanike shkruan se personat në video flasin me theks irakian, ndërsa njëri prej tyre dëgjohet të thotë se vodhi rrobat e Abu Aziz, ndërsa ky i fundit po dhunonte skllaven e tij.
Në video duken edhe dy militantë të tjerë, që qeshin me veprimet maniake të terroristit të ISIS. /Tv Klan