Moti sot, temperatura maksimale 36 gradë
Masat ajrore të qëndrueshme nesër do të bëjnë që moti i kthjellet dhe temperatura të larta të mbeten dominante në të gjithë vendin.
Më të larta temperaturat do të shënohen në zonat e ulëta. Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës do të vijojë me mot të kthjellet në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta parashikohet moti për zonat malore.
Në ekstremin verior do të ketë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira të izoluar. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehte në vlerat maksimale duke bërë që termometri në zona të veçanta të ngjitet deri në 36 gradë C.
Era do të vijojë të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë i papërfillshëm./tvklan.al