Komiteti i PE voton pro rekomandimit të liberalizimit të vizave për Kosovën
Komiteti për Politikë të Jashtme i PE-së, ka votuar pro rekomandimit e Komisionit Europian, për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek. Në profilin e saj në Twitter, Lunacek shkruan se: “Tani çelësi për t’i hapur dyert për udhëtimin pa viza, është në duart e politikanëve kosovarë”, shkruan Klan Kosova. Si kusht për liberalizimin e vizave, BE-ja i ka vënë Kosovës ratifikimin në kuvend, të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, gjë që opozita në vend po e kundërshton fuqishëm prej disa muajsh./tvklan.al